Arrestimi i punëtorit të “Apetit Group”, flasin nga kompania

Në Durrës është arrestuar Arben Ferizi punëtor i kompanisë “Apetit Grup”.

Në portin e Durrësit janë kapur mbi 45 kilogram kokainë dhe janë arrestuar edhe persona të tjerë.

Paparaci ka telefonuar në kompaninë “Apetit Group” të cilët e kanë mohuar se kokaina e kapur ka lidhje me kompaninë e tyre.

“Jo jo ne nuk kemi informata të tilla, nuk ka të bëjë me ne” kanë thënë nga kompania.

Ngarkesa me mish ka ardhur për llogari të një kompanie. Në pranga janë vënë Arben Ferizi, banues në Prishtinë, me detyrë administrator i kompanisë dhe Egert Vargu, me detyrë agjent doganor në Portin e Durrësit. Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Ndërsa të pyetur se a është Arben Ferizi punëtorë I tyre ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e Paparacit dhe e kanë ndalur telefonin.

Kurse nga Policia e Kosovës të pyetur nëse janë të involvuar në këtë aksion kanë thënë se për momentin nuk mund të flasin dhe të I drejtojnë pyetjet në email zyrtar.