Arrestohet Dardan Molliqaj

Është arrestuar Dardan Molliqaj, kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD).

Arrestimi i tij erdhi pasi u pezullua seanca e Kuvendit të Kosovës.

Ai ishte në protestën e veteranëve të UÇK-së.

Arrestimi i tij vjen pas paralajmërimit për urdhërarrest ndaj tij përgjatë ditës së djeshme.