Arsenali rikthen interesimin për për lojtarin e Juventusit

Arsenali është gati të rikthehet në sulm për Dushan Vlahovicin.

“Topçinjtë” kanë provuar tashmë dy herë ta marrin sulmuesin serb, herën e parë kur ai u shit nga Fiorentina tek Juventusi gjatë sesionit të transferimeve dimërore në janar 2022, herën e dytë verën e kaluar.

Sipas “The Sun”, Mikel Arteta dhe Arsenali janë gati të bëjnë një tentativë të re për sulmuesin e Juventusit.

Një ankand i mundshëm mes Arsenalit dhe Chelsea-t

Bardhezinjtë mund të shqyrtojnë edhe idenë e shitjes së sulmuesit serb, për sa kohë që oferta të jetë e duhura. Juventusi e vlerëson Vlahovicin në jo më pak se 60 milionë euro dhe, nëse vendosin ta shesin lojtarin, mund të lindë një ankand mes klubeve kryesore të Premier League-s, duke qenë se edhe Chelsea ka qenë e interesuar për ish-sulmuesin e Fiorentinës prej disa kohësh.

Alternativa për “Topçinjtë”

Nëse marrëveshja me Juventusin nuk realizohet, Arsenali ka gati planin B, përkatësisht Ivan Toney nga Brentfordi. Sulmuesi do të rikthehet në fushë pas Krishtlindjeve dhe dëshira e tij është të ndërrojë ekip gjatë afatit kalimtar të janarit. Edhe për Toney, Arsenali do të duhet të ketë kujdes konkurrencën e Chelsea-t. /Supersport