Arsyeja pse duhet të konsumoni më shpesh speca

Specat përveçse janë një shtesë ideale për shumë pjata, ato kanë edhe shumë efekte pozitive në shëndetin e njeriut, shkruan Mirror.

Ato përmbajnë dy pigmente natyrale të quajtura zeaxanthin dhe lutein, të cilat klasifikohen si karotenoidë. Ato ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të syve. Mbron nga katarakti dhe degjenerimi makular i lidhur me moshën.

Specat kanë më shumë vitaminë C se portokalli. Forcojnë imunitetin, ulin presionin e gjakut dhe përmirësojnë funksionet njohëse. Ekziston edhe vitamina A, e cila ndihmon trupin të luftojë kundër sëmundjeve infektive.

Specat e kuq përmbajnë vitaminë B6, për të cilën hulumtimet kanë treguar se përmirëson disponimin dhe ul rrezikun e depresionit.

Ato përmbajnë gjithashtu një pigment të quajtur quercetin. I përket grupit të flavonoideve, dhe vepron si një antioksidant i fuqishëm në organizëm. Quercetin është lidhur me shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë luftimin e qelizave të kancerit dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.