Arta Elezaj mahnit në fotot e radhës në bikini

Modelja e njohur, Arta Elezaj prej ditësh ka nisur pushimet në Shqipëri.

Për mijëra fansa të saj, modelja është shfaqur sërish atraktive e veshur vetëm në bikini duke vënë në pah linjat trupore për të cilat njihet dhe komentohet vazhdimisht.

Bukuroshja nga Klina shihet ulur në një varkë ndërsa ka të veshur rroba banjë me printe tigri me ngjyrë të zezë dhe të bardhë.

“Ça je, ça je ti”, ka shkruar Arta në mbishkrimin e fotos ku dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet atraktive.

Nuk kanë munguar as pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e miqve dhe admiruesve të saj që e komplimentonin për fizikun.