Arta Elezaj ndodhet për pushime në Bodrum

Ajo ka qenë duke e shijuar këtë verë jashtëzakonisht shumë nëpër vende të ndryshme.

Bëhet fjalë për aktoren dhe modelen nga Klina, Arta Elezaj, e cila vetëm këtë kohë ka qenë në disa vende luksoze.

Ylli, i ndjekur nga mijëra njerëz vetëm në Instagram, ka publikuar këtë herë disa imazhe nga pushimet në Bodrum.
Gazeta Stop ka mësuar nga burimet e veta se Arta në pushime është bashkë me familjen e saj.

Foto: Screenshot/Instagram

Kaçurrelja shfaqet e veshur me një kostum blu si dhe mban në duar një çantë të vogël.

Lexo po ashtuTë gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Komplimentet ndërkohë nuk munguan në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Foto: Screenshot/Instagram

Përpara këtij pushimi, ish-aktorja e “O sa mirë’ ka qenë në Positano e Capri të Italisë.

E fundit paraqitje e Elezajt në ekran ka qenë në serialin vendor, “Sha je be tu folën”.