ATK: 149.3 milionë euro të hyrat tatimore për dy muaj

Të hyrat tatimore të ATK-së edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje, duke realizuar 149.3 milionë euro, që nëse bëjmë krahasime me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 24.4 milionë euro apo 19.6%.

“Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimor është derivat i mekanizmave, të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës  E-Deklarimit”, ka njoftuar ATK.