Gjashtë të lënduar nga një aksident në Grabanicë të Klinës

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes dy automjetesh, ndodhur mesditën e së martës në fshatin Grabanicë të Klinës.

Këtë për klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se fillimisht të lënduarit janë dërguar në QKMF të Klinës, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

”Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Grabanicë- Klinë, në këtë aksident ishin të përfshira 2 (dy) vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 (gjashtë) persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit fillimisht janë dërguar ne QKMF në Klinë, e më pas ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”.