Babai i Milot Rashicës emrohet Drejtor i Shëndetësisë në Vushtrri

Babai i futbollistit të njohur Milot Rashica, Nexhmedini, është emruar Drejtor i Shëndetësisë, në Komunën e Vushtrrisë.

Rashica ka njoftuar për emrimin e tij nga Kryetari Ferit Idrizi.


Njoftimi i Nexhmedin Rashicës në Facebook:

Të nderuar bashkëqytetarë të Vushtrrisë,

Jam i nderuar për besimin e dhënë ndaj meje, për të udhëhequr me “Drejtorinë e Shëndetësisë”. Nderi, respekti dhe përkushtimi për ju, do jetë prioriteti im në çdo kohë!
Ju falemnderit e na priftë e mbara!