Berisha: Rama, Vuçiq e Zaev duan ta asgjësojnë pavarësinë e Kosovës

Sali Berisha, ka thënë se janë mbledhur për të protestuar kundër projektit fantazmë të treshes, Vuçiq, Rama dhe Zaev.

Ai ka thënë se mbeten të angazhuar për një bashkëpunim të sinqertë për bashkëpunim rajonal, or thotë se kjo është protestë kundër një projekti që shkon në kurriz të gjitha vendeve të Ballkanit.

Berisha ka thënë se ky është projekt që synon vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon.

“Ne jemi kundër këtij projekti sepse historia ka faktuar se një nga dështimet më të mëdha ka qenë ideja e hegjemonizmit serb në gadishullin tonë. Ne jemi kundër këtij projekti sepse bie ndesh me projektin tonë kombëtar. Ky projekt rindërtoi hartat e rajonit duke fshirë Kosovën”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se sot protestojnë si shqiptarë në shesh sepse MiniBallkani i hapur është projekt që ka rrethuar Kosovën në darë armiqësore dhe kërkojnë ta asgjësojnë pavarësinë e saj.