Ballkani me triumfin ndaj Klaskvikut i ka siguruar mbi 1 milion euro


Ballkani i ka siguruar mbi 1 milion euro me kualifikimin në fazën e plejofit të Ligës së Konferencave.

Ballkani e arriti suksesin histori të enjten mbrëma, ndërsa arriti në fazën e plejofit pasi triumfoi pas penalltive.

Ndeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar 3:2 për Ballkanin, ndërsa ndeshja e kthimit 2:1 për Klaskvikun. Ballkani triumfoi me penallti 4:3.

Për kualifikimin në plejof Ballkani i ka të garantuar 750 mijë euro, ndërsa 260 mijë euro tjera do t’i ketë shtesë edhe nëse nuk kualifikohet tutje, pasi është kampion i Kosovës. Pra fitimi total edhe nëse dështon ta kalojë Shkupin në plejof do të jetë 1 milionë e 10 mijë euro.
2.94 milionë euro do të jetë kualifikimi në fazën e grupeve.