Barcelona në garë për Ruizin

Pas Real Madridit, edhe Barcelona është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Fabian Ruiz, ka raportuar “AS” të martën.

Ruiz pritet të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere dhe Barcelona po përgatit një ofertë prej 30 milionë eurosh për transferimin e tij. 26-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin, që i skadon vitin tjetër dhe ekipi italian ka vendosur ta nxjerrë në shitje pas përfundimit të sezonit aktual.

Reprezentuesi i Spanjës ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë pesë asistime këtë edicion me fanellën e Napolit, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Betisi.