Begaj: Malisheva ka nevojë për staf mjekësor

Komuna e Malishevës është prekur nga koronavirusi. Kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj tha se Malisheva është në karantinë dhe se qytetarët po e respektojnë vendimin e qeverisë.

“Deri tani kemi katër raste, nuk kemi raste të reja. Jam shumë i bindur se do ta kalojmë edhe këtë sfidë, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, kanë disa familje që kanë kërkuar ndihmë. “Të gjitha aktivitetet afariste janë të mbyllura, me përjashtim të barnatoreve, shitoret ushqimore, etj”, tha ai.

Begaj ka kërkuar ndihmë nga institucionet qendrore. “Kemi pranuar ndihmë mjekësore,  por ne kemi nevojë për mjek”, tha ai.

Kryetari Begaj bëri me dije se tani janë tre mjek në vetizolim nga Malisheva. “Ata nuk janë të infektuar, por kanë pas kontakt me të infektuarit” tha ai.