Diaspora në Angli do të mbledh 100 mijë funta për ata që preken nga virusi

Koronavirusi ka përfshirë shumicën e vendeve të botës dhe po krijon probleme sociale.

Në një lidhje direkte nga Londra  Artan Llabjani, kryetar  i Rrjetit  Bizneseve Shqiptare, ka folur për pandeminë e koronavirusit dhe për një iniciativë të këtij rrjeti.

“Kemi filluar iniciativën, do të mbledhim një fond 100 mijë funta për Kosovën”, tha ai në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, shuma prej 100 mijë funta, është e vogël, por do të ndihmojë disa familje në Kosovë.

“Si një qytetar aktiv i Komunitetit Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe si President i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare ne Evropë, unë kam ndërmarrë iniciativën për të mbledhur fonde për të ndihmuar në mbështetjen e atyre që preken nga koronavirus në Kosovë”, tha Llabjani.