Procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në disa Qendra Komunale të Numërimit, ndërsa në disa komuna ky proces është tashmë i përfunduar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka përditësuar sot, më 17 tetor, të dhënat më të fundit, të cilat tregojnë një garë shumë të ngushtë në Mitrovicë, raporton Gazeta Stop.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, deri tani ka siguruar 13,628 vota, që përfaqësojnë 48.87% të votave.
Ndërkohë, Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 13,059 vota, ose 46.82%.
Deri tani janë numëruar 94 nga gjithsej 105 vendvotime në këtë komunë.
