Betohet edhe kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Procesi i betimit të kryetarëve të rinj në veri u përmbyll sot me betimin e kryetarit të ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Hetemi mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të Leposaviqit pas betimit që bëri në Bistricë në objektin e shkollës fillore “Kadri Bistrica”.

Ndryshe, sot në orët e paradites janë betuar edhe kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Ndërkaq, të premten e kaluar është betuar edhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Erden Atiq.

Me përfundimin e ceremonisë në Leposaviq, sot u përmbyll procesi i betimit të katër kryetarëve të rinj në veri pas zgjedhjeve të 23 prillit.