Haaland e barazon edhe një rekord në Premier League

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland këtë sezon është i përfshirë në 44 gola për skuadrën e Manchester Cityt.

Ai në të gjitha garat gjatë kësaj periudhe ka realizuar 36 gola dhe ka bërë edhe 8 asistime.

Haaland me këtë rast e ka barazuar rekordin e një legjende në Premier League që e kishte vendosur 20 vjet më parë.

44 përfshirje në gola i kishte regjistruar Thierry Henry në sezonin 2002/2003 me skuadrën e Arsenal-it.

Në atë kohë francezi kishte shënuar 24 gola dhe kishte bërë edhe 20 asistime.