Bie një dron në Mitrovicë, Policia shkon në vendin e ngjarjes

Pronari i shtëpisë ku ka rënë droni në Bair të Mitrovicës, ka thënë para mediave se droni kishte krahët rreth tri metra

Ai deklaroi se pasi ka rënë droni janë afruar dhe kanë vërejtur se në të janë disa numra.

“Vetëm numra ka pasur, krahët i ka pasur rreth tri metra. E ka pasur një zhurmë kur ka rënë, pastaj ia kemi largu bateritë”, tha ai para mediave.

Sipas banorit të shtëpisë, droni fillimisht ka goditur ballkoni.

Droni tashmë është tërhequr nga Policia.