Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 11 mijë e 134 raste aktive

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 49 mijë e 169 raste nga 173 mijë e 145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 262 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 11 mijë e 134 raste.

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 36 mijë e 773 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 264 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit gjashtë pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 205 pacientë.