Bleu Ferrari 300 mijë euro, pas tri kilometrash e përplas

Shumë pak persona mund të kenë fatin të blejnë një Ferrari. Por, midis atyre fatlumëve që mund të përballojnë çmimet stratosferike të markës italiane, ka edhe shumë të pakujdesshëm.

Këtë e vërteton një ngjarje që ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Një anglez, i cili sapo kishte blerë një Ferrari 488 GTB, me vlerë 300 000 euro, e përplasi makinën sapo doli nga koncesionari në Derby.

Vetëm 3 kilometra udhëtoi klienti me Ferrarin e tij fringo të ri, duke i shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme.

Policia e Derbyshire Roads postoi fotot e aksidentit në rrjetet sociale, por duke qenë se ishte data 1 prill, shumë menduan se bëhej fjalë për një gënjeshtër. Duke marrë shkas nga komentet, policia u detyruar të saktësonte se aksidenti kishte ndodhur me të vërtetë. /A2CNN/