Bora pozon me xhinse të zbërthyera, komentuesit: Pse nuk i heq fare

Moderatorja Bora Zemani është një nga personazhet më të përfolur dhe të komentuar të momentit në mediat rozë dhe në rrjetet sociale, ku ka kaluar mbi 1 milion ndjekës.

Së fundi, Bora ka publikuar disa foto, ku shihet që është gjatë një sesioni fotografik.

Por pozat e saj kanë shkaktuar reagimin e komentuesve të cilët e kanë “kryqëzuar” në rrjetin social “Instagram”.

Ajo shfaqet e veshur me një “body” të bardhë, e për t’i reklamuar ka lënë të zbërthyera xhinset.

Menjëherë ndjekësit kanë vërshuar me komentet duke shkruar: “Unë se kuptoj pse si heq fare pantallonat”.

“Se kuptoj ça bukurie është me lan ashtu xhinsat ?!” “Fundi i botës kshu vjen”, “Nuk të shkon fare ! Bëhu pak më serioze në veshje”, janë vetëm disa prej kritikave që ndjekësit kanë për moderatoren Bora Zemani.