Ministri Sveçla e konfirmon: Ka filluar largimi i disa barrikadave në veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ka folur për situatën në veri të vendi.

Sveçla tha se për shkak të dezinformimit lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës, dua të siguroj qytetarët e Kosovës sikurse edhe ata të shtetit fqinj, se dokumenti për hyrje-dalje do të zëvendësoj dokumentet e identifikimit personal gjatë hyrjes dhe qarkullimit në territorin e Kosovës.

Sveçla bëri të ditur se nga zhvillimet e mbrëmshme janë lënduar 11 qytetarë.

“Nga zhvillimet e djeshme kemi 11 qytetarë të Kosovës që janë lënduar dhe kanë marrë trajtimet e nevojshme, janë dëmtuar disa vetura të qytetarëve dhe policisë nga strukturat ilegale kriminale të armatosura, dhe tashmë për to policia ka nisur hetimet”, tha ministri.

Ministri i MPB-së bëri të ditur se disa barrikada janë larguar dhe një pjesë barrikadave tjera kanë filluar të largohen.

“Me organet e rendit po punojmë për mbarëvajtjen e këtij procesi. I sigurojmë qytetarët se ky proces po vijon në bashkërendim të ngushtë mes njësiteve policore.

Institucionet do të jenë të gatshme në çdo moment ti asistojnë qytetarët që do të kenë nevojë për informacione shtesë”, tha Sveçla.

Ministri falënderoj edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës për punën profesionale që janë duke e kryer.