Sunny Hill Festival

BQK-ja tregon për efektet e Rregullores së re që e largon nga përdorimi dinarin

Banka Qendrore e Kosovës (BQK)  ka folur për efektet nga Plani për Zbatim të Lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se lidhur me këtë janë licencuar tetë degë/zyra të institucioneve financiare, si dhe gjashtë zyra të institucioneve financiare jobankare dhe mikrofinanciare.

“Disa nga efektet e Planit për Zbatim të Lehtësuar të zbatuar gjatë periudhës tre mujore, i cili kontribuoi në rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithëpërfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pashëndosha, janë paraqitur në vijim:

Janë licencuar tetë (8) degë/zyra të institucioneve financiare;

Një (1) zyrë bankare/degë në Leposaviq;

Një (1) zyrë e kompanisë së sigurimit (jojetë) në Leposaviq;

Gjashtë (6) zyra të institucioneve financiare jobankare dhe mikrofinanciare:

Një (1) në Leposaviq;

Një (1) në Zveçan;

Dy (2) në Graçanicë;

Një (1) në Shtërpcë;

Një (1) në Shillovë, Gjilan;

Janë vendosur 38 bankomatë/ATM/pajisje të vetëshërbimit financiar;

Janë kryer mbi 350 vizita dhe aktivitete promovuese (duke përfshirë Remote Banking);

Janë dhënë afër 11 milionë euro kredi”, thuhet në njoftim.