Caktohet seanca për votimin e Qeverisë së re

Seanca për Qeverinë e re është caktuar nga ora 10:00, të dielën e 26 tetorit.

Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i kanë mbetur edhe dy ditë kohë ligjore për t’ua prezantuar Qeverinë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deri më tash, s’ka pasur ndonjë sinjal se nëse kjo parti ka arritur apo do të arrijë t’i sigurojë votat deri pasnesër.