Çitaku për Edi Ramën: Është sjellë si kryeministër i shqiptarëve, i jam përjetësisht mirënjohëse

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur mirënjohje për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për angazhimin e tij lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në një deklarim për Klan Kosovën, Çitaku tha se Rama është sjellë, sipas saj, “si kryeministër i shqiptarëve”, duke vlerësuar angazhimin e tij për këtë çështje.

“Unë dua ta shpreh mirënjohjen e thellë për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai është sjellë si kryeministër i shqiptarëve. Dhe unë e di që përtej deklarimeve publike që i kemi parë të gjithë, ai ka bërë shumë më shumë, dhe unë i jam përjetësisht mirënjohëse”, ka thënë Çitaku.

Proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.