Çmimet e naftës, edhe sot të pandryshueshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), publikoi dje çmimoren e re të derivateve të naftës.

Sipas njoftimit të ri, çmimi maksimal i lejuar për produktin dizel është 1.73 euro për litër, çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë është 1.41 euro për litër, si dhe çmimi maksimal i lejuar për produktin gas është 0.72 euro për litër.

Kjo çmimore, që hyri në fuqi dje, do të vlejë edhe sot.