Sot nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot do të fillojë vaksinimi vjetor kundër gripit sezonal.

Në një komunikatë për media qytetarëve iu bëhet thirrje, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.

MSH ka siguruar vaksina të mjaftueshme, andaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen.

Njoftimi i plotë: