Dafina vjen me foto të nxehtë e urim të veçantë për ditëlindjen e Dj Geek

Dafina dhe Dj Geek janë njëri nga çiftet më të komentuara në mediat rozë.

Çifti simpatik janë duke shijuar romancën e tyre të zjarrtë të dashurisë tash e disa vite, shkruan lajmi.net.

E sot është një ditë e veçantë pasi që Dj Geek feston ditëlindjen ku urimi më i veçantë erdhi pikërisht nga dashuria e jetës së tij Dafina.

Këngëtarja solli një foto të nxehtë e ulur në prehrin e Dj Geek ku uroi partnerin për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Unë F ***** g Të dua”, ka shkruar Dafina sipër imazhit të këndshëm.

Ndryshe, Dafina po punon ende rreth albumit të saj “Dafinë moj”.