Dafina Zeqiri prezanton një pjesë të këngës së re “Huti”

Ajo është gati për të lansuar edhe një tjetër projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për artisten e njohur, Dafina Zeqiri, e cila këtë muaj do ta sjellë të plotë albumin e ri.

Ndërsa “𝐓𝐇𝐄 𝐀𝐁𝐒𝐎𝐋𝐔𝐓𝐄 𝐕𝐨𝐥.𝟏” do të publikohet i plotë më 25 janar, ajo përgjatë kësaj kohe vjen me këngën e radhës “Huti”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i estradës shqiptare tashmë ka lansuar një pjesë nga ky projekt që besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.

Ajo vjen me një paraqitje të veçantë siç edhe shquhet pasi ka një karrierë të gjatë në skenë.

Bukuroshja e famshme ka prezantuar disa këngë e bashkëpunime deri më tani.

“Drama & Pahiri” me Mozzik, “Unë të du” në bashkëpunim me Afrim Muçiqin e vlen të ceket edhe ato solo.