Dardan Molliqaj lëshon studion, kjo është arsyeja

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka lëshuar studion e “Debat Plus” derisa po diskutohej për koalicionet parazgjedhore.

“Tash jam kryetarë i një partie dhe nuk jam këtu për të bërë analizë për partitë tjera…Nuk e kam ditur që do të diskutohet për koalicionet. Nuk ka kuptim të qëndrojë, po duket se jam i tepërt. Nëse më lejoni po largohem”.

Molliqaj ka thënë se nuk dëshiron të merr pozicion politikë.

I pari i PSD-së ka thënë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje pasi thotë se janë të vetëdijshëm që nuk kanë fuqi për të kaluar pragun zgjedhorë prej 5%.

“Po të mendonim se do të kalonim pragun do të garonim në zgjedhje”, tha ai.

Molliqaj thotë se ka pasur oferta edhe nga subjektet tjera politike për t’u përfshirë në koalicione por thotë se ka refuzuar për shkaqe parimore.

“LDK nuk na ka bërë ofertë. Kanë qenë parti tjera por që dua t’i respektojë ato pa i përmendur emrat”, ka shtuar Molliqaj.