Futbolli vazhdon të jetë pjesë e traditës së familjes Ahmeti. Denijon Ahmeti dhe Jona Ahmeti po ndjekin rrugën e axhallarëve të tyre, Shiqiriut, Hivziut dhe Bashkimit, të cilët kanë qenë pjesë e klubeve të Superligës së Kosovës.
Dashuria për futbollin po përcillet nga një gjeneratë në tjetrën në familjen Ahmeti. Denijon Ahmeti dhe Jona Ahmeti janë duke e vazhduar rrugën e nisur nga axhallarët e tyre, të cilët për vite me radhë kanë qenë të lidhur me lojën e bukur dhe klubet e futbollit në Kosovë.
Shiqiri Ahmeti, Hivzi Ahmeti dhe Bashkim Ahmeti kanë qenë pjesë e klubeve të Superligës, ndërsa dy prej tyre vazhdojnë të jenë aktivë në futboll edhe sot, duke ua përcjellë përvojën dhe njohuritë gjeneratave të reja përmes stërvitjes së futbollistëve të rinj.
Ndërkohë, Deni dhe Joni po ndërtojnë rrugën e tyre në këtë sport, shkruan www.gazetastop.com
Denijon Ahmeti është pjesë e Q.S. Prishtina.

Kurse Jona Ahmeti luan te F.C. Prishtina.

Kjo vazhdimësi përfaqëson më shumë se një pasion familjar. Ajo dëshmon se përvoja, përkushtimi dhe dashuria për futbollin mund të përcillen te brezat e rinj, duke e mbajtur gjallë traditën sportive të familjes.
Mesazhin e tij për këtë rrugëtim e ka shprehur edhe njëri nga anëtarët e familjes, duke theksuar krenarinë për vazhdimin e traditës:
“Deni dhe Joni janë duke e vazhduar rrugën që e kemi filluar ne, Sheqa, Hivzia dhe unë, atë që kemi ditur më së miri ta bëjmë – lojën e bukur!”
Me Denin dhe Jonin në fushë, ndërsa me përvojën e axhallarëve që vazhdon të përcillet te futbollistët e rinj, familja Ahmeti po dëshmon se dashuria për futbollin nuk njeh breza.