Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvend

Deputetët e Listës e Serbe janë rikthyer sot në Kuvendin e Kosovës, pas disa mujash mungesë.

Në seancën e sotme ata janë parë duke hyrë në sallë dhe duke u nënshkruar.

Të njëjtit kanë zënë vendet në ulëset e tyre.

Deputetët e rinj të Listës Serbe ishin betuar në mes të nëntorit, para se 9 të kaluarit të dorëhiqeshin, pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai mungon 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit. /Telegrafi/