Dieta pa sheqer apo pa karbohidrate, cila është më e mirë?

Dieta me reduktim të sheqerit konsiderohet të jetë më e mirë për organizmin pasi përmes saj mund të ulet edhe indeksi i yndyrave në gjak. Kjo gjë është shumë e mirë për shëndetin e zemrës. Ulja e nivelit të yndyrës ndikon në qarkullim më të mirë të gjakut.

Pasi që është raportuar se konsumimi i sheqerit të tepërt është armik për njeriun, dihet se edhe karbohidratet mund të jenë të dëmshme nëse përzihen me sheqer në këtë rast, raporton “EatingWell”.

Dieta që redukton sheqernat nënkupton se duhet ngrënë vetëm disa lloje të frutave të cilat përmbajnë më pak sheqer natyral. Duhet ngrënë perime, fasule, jogurt dhe arra.

Këto konsiderohen si ushqime që e kanë indeksin glicemik të ulët. Indeksi glicemik vjen edhe nga karbohidratet të cilat mund të përmbajnë sheqer.

Pra, sa më e vogël të jetë përmbajtja e sheqerit – qoftë natyral a artificial – në ushqim, aq më mirë është për ata që duan të humbin peshë.

Dieta pa karbohidrate nënkupton se duhet ndaluar konsumimin e brumërave dhe të gjithë ushqimit që përmban karbohidrate. Por kjo dietë nuk duket të jetë shumë e shëndetshme pasi kërkohet të anashkalohen edhe fruta e perime që përmbajnë karbohidrate si për shembull banania apo patatja.
Moskonsumimi i frutave e perimeve nuk është gjë e mirë për shkak se ato përmbajnë fibra të cilat ndihmojnë sistemin tretës të punojë më mirë.