Digjet fabrika në Vushtrri, dalin detajet e para


Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 07:45 fabrika “Extra” në Vushtrri është përfshirë nga zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se zjarri është shuar nga njësitë komptente.

Nga ky zjarr dy punëtorë kanë marrë trajtim mjekësor.

“Sot, në ora 07:45, është raportuar se brenda hapsirave të fabrikës “Extra” në Vushtrri ka ndodhur një zjarr. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin. Dy persona- punëtor si pasoj e lëndimeve kan kërkuar tretman mjekësor”, tha ai për Paparacin.