Disa ushqime me bazë bimore që ndihmojnë eshtrat


Ushqime me bazë shtazore dihet se i kontribuojnë shëndetit të eshtrave por nuk do të thotë se disa produkte me bazë bimore nuk e bëjnë të njëjtën gjë.

Perimet me gjethe të gjelbra si, spinaqi, brokoli, sallata e gjelbër, janë burim i shkëlqyer i vitaminës K, kalciumit e magnezit. Këto vlera ushqyese u ndihmojnë shumë eshtrave të qëndrojnë të fortë.

Qumështi alternativ me bazë bimore si ai nga soja, bademet, drithërat, është gjithashtu burim i mirë i vitaminës D e kalciumit që janë të domosdoshme kur bëhet fjalë për eshtra të shëndetshëm.

Djathi i njohur si “tofu” ka gjithashtu bazë bimore dhe përmban kalcium e magnez të bollshëm.

Farat “Chia”, bademet e drithërat përmbajnë shumë veti të mira ushqyese, sikur këto edhe bizelet, thjerrëzat e fasulet janë shumë të mira për eshtra.

Sa i përket frutave, portokalli është ai që i bën më së miri eshtrave pasi është i pasur me vitaminë C, vitaminë kjo që ndihmon trupin në prodhim të kolagjenit që është esencial për fortësinë e eshtrave.