Don Xhoni e përfshiu në këngën e re “Hala”, reagon ish e dashura ruse

Modelja ruse, Ariana Lirey, ka zënë vend në mediat rozë në vendin tonë.

Kjo për shkak të lidhjes së shumëpërfolur me reperin nga Drenica, Don Xhon, me të cilin ishte bashkë për afro një vit.

Ish-çifti kanë qenë në vëmendje për shkak të raportit të tyre e po ashtu edhe për ‘kunjat’ që Lirey hodhi në drejtim të tij.

Don Xhoni lansoi këngën e re “Hala” në bashkëpunim me Era Istrefin, ku në një pjesë të tekstit thotë “E bukur është si ruse”.

Për fansat kjo u cilësua si një dedikim për ish-partneren e tij, e cila është nga Rusia.

Ariana kësaj radhe është pyetur nga një ndjekës se a e ka dëgjuar këngën e Don Xhonit dhe për etiketimin që kishte bërë.

“Doni Xhoni ju dedikoi një pjesë në këngën e re, a e dëgjuat?”, ka qenë pyetja së cilës zeshkania iu përgjigj: “Faleminderit që nuk më harron, shumë mirë”.