Dy të arrestuar në Viti, dyshohet se deponuan para false në bankë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë arrestuar dy persona në Viti pasi të njëjtit dyshoheshin për falsifikim të parasë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 14 tetor në një bankë në Viti ka dorëzuar ankesë për deponim të një shume prej 100 euro të cila dyshohet se janë false.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti pas një pune të organizuar mirë operacioanle ka arritur që të siguroj prova të mjaftueshme se dy të dyshuar E.SH, 18 vjeçar dhe 22 vjeçari E.S në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim në qytetin e Vitisë bankënota të falsifikuara të vlerës 100 euro.

“Dy të dyshuarit me 22.11.2022 janë lokalizuar dhe arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë tek të cilët në momentin e arrestimit janë gjetur edhe dy bankënota të vlerës njëqind (100) euro të dyshuara si të falsifikuara. Të njëjtit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

May be an image of money