Dyshohet për plagosjen e dy personave në Shtërpcë – Azem Kurtaj del para gjyqit

I dyshuari për plagosjen e dy qytetarëve të nacionalitetit serb, Azem Kurtaj ka dalur sot para gjyqit.

Ai po dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 11 vjeçar dhe 21 vjeçar të premten në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Ai u arrestua të premten nga Policia e Kosovës.

Kurtaj është ushtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).