E konfirmojnë: DJ Dagz e Einxhel po bëhen prindër

Tash e një kohë është spekuluar se Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Megjithatë, çifti në asnjë moment nuk e kishte konfirmuar lajmin e pritjes së bukur, megjithëse ishin shpërndarë fotografi përmes të cilave dyshohej se moderatorja është shtatzënë.

Dhe tani, çifti ka vendosur t’i konfirmojë thashethemet duke shpërndarë një video, përmes të cilës konfirmojnë se janë në pritje të fëmijës.