Sunny Hill Festival

Haradinaj, Kurtit: S’është marre me thanë, më falni paskam hyrë në zanat të huaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook i është drejtuar kryeministrit të vendit Albin Kurti, duke i thënë se nuk është turp ta pranoi se ka hyrë në zanat të huaj.

Ai ka shkruar se parametrat e kësaj qeveria janë të dëmshëm dhe të rrezikshëm për vendin.

“Nuk është marre me thanë, më falni paskam hyrë në zanat të huaj. Nuk je as i pari as i fundit, që e humb rrugën diku. Është nder e njerëzi me ditë kur me u tërheq. Parametrat e qeverisjes suaj sot janë, jo vetëm të dëmshëm por edhe të rrezikshëm për vendin: Në rrafshin politik, e keni ndarë shoqërinë si me thikë;Në rafshin fetar po nxitni tema që po e rrezikojnë jo vetëm tolerancën fetare që ndër shqiptarë ka qenë vlerë sublime, por edhe identitetin kulturor e kombëtar”, ka shkruar Haradinaj.

Ai është shprehur se qeveria e ka dobësuar ekonominë dhe se po i dërgon bizneset drejt falimentimit, përcjell Klankosova.tv.

Qeverisja juaj e ka qitë në gjunj ekonominë e vendit. Bizneset i keni mbështetur për muri e po i çoni drejt falimentimit. Qasja juaj ndaj komunave është armiqësore. Shtresen e mesme të shoqërisë, po e shndërroni në kategori sociale. Mijëra mësues, mjekë, policë, shërbyes civilë, punëtorë të sektorit publik e privat, por edhe të tjerë, sot kanë problem me mbijetu me pagat që ju i keni lënë ne vendnumëro, duke e bllokuar ligjin e pagave, që kish marrë udhë qysh në qeverisjen time, e kur inflacioni ishte zero”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj përmes shkrimit të saj, foli edhe për reduktimet e rrymës si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në vendin ku qeverisni ju, Ministria e Ekonomisë ka shpenzuar zero euro për kapacitetet gjeneruese energjetike, e në verë paralajmëroni reduktime katstrofike të rrymës, deri në 6 orë terr. Me këtë politikë, Kosovën doni me e ngri në dimër.Po flitet se doni me e ba llugë edhe në procesin e dialogut me Serbinë. Në vend që të insistohet vetëm në marrëveshjen finale për njohje të ndërsjellë, ju sikur doni me nënshkru një dokument për mos-sulmim të ndërsjellë. Ky dokument është nënshkruar në qershor të vitit 1999, dhe Kosova nuk kthehet atje më”.

“Prandaj po ju drejtohem që ta rishikoni pozicionin tuaj. Është fisnike me ditë kur me u tërheq. Me qeverisjen tuaj, jeni duke e rrezikuar seriozisht këtë vend! Ka diçka më të vlefshme se sa karriga e kryeministrit”, shkroi Haradinaj.