E la i dashuri për shkak të peshës, 27-vjeçarja i “lë” pa fjalë të gjithë dhe humbet 76 kilogramë

Shkaku kryesor që çoi në ndarjen e Alida Dreyer nga i dashuri ishte pesha. E reja peshonte 145 kilogramë.

Alida ka treguar se i dashuri i saj u justifikua me këtë fakt dhe vendosi që të ndahej. Kjo ishte edhe arsyeja pse 27-vjeçarja vendosi që të dobësohet dhe të humbë plot 76 kilogramë.

Tanimë peshorja tregon 69 kilogramë. E reja ka zbuluar  në një intervistë për mediat vendase se në shkollë e tallnin, e për këtë shkak më shumë se disa herë ajo ka tentuar të vetëvritet. Alida ka treguar se humbja në peshë u arrit falë një diete strikte.

Gjithashtu, për këtë shkak ajo realizoi një operacion për të hequr kilogramët e tepërt, e tani duhet pranuar që rezultati është shumë mbresëlënës.

Për më shumë detaje ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.