Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është përgjigjur ofertës së fundit të Albin Kurtit.
Hamza ka refuzuar ofertën e Albin Kurtit, duke thënë se ai e ka shfrytëzuar UÇK-në për pazare politike.
“Kjo çka po shohim nuk është aspak serioze për vendin dhe për temat që po bisedojmë. Kjo temë po tentohet me u shëndrru në pazare të minutave të fundit. Çështja e ligjit nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë për të tashmen dhe për të ardhmen. UÇK ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllim i saj është si ta përdori ligjin për shantazh dhe për ta mbërritur qëllimin politik. Për ta pasur një president politk dhe me përmbyll kapjen e institucioneve të shteti”, ka thënë Hamza.
Ai ka bërë të ditur se Kurtit ja ka bërë të ditur se presidentin e votojnë vetëm me marrëveshje.
Konferencat e Kurtit, Hamza i ka cilësuar si tallje.
“Vazhdimisht kam qenë në takime. Sa ka seriozitet në këtë punë, kur që tri katër herë ka qëndrime të ndryshme. E kam informuar që të kalojë ligji në leximin e dytë dhe pastaj të kemi marrëveshje për presidentin. Kësaj i thonë një ligj për çështje madhore. Standarde të dyfishta. LDK-së i thotë s’ka mundësi president politik ndërsa për vete propozon Glauk Konjufcën”, ka deklaruar Hamza.
Hamza e ka fajësuar Kurtin për zgjedhjet e reja.
“Kjo çfarë është duke ndodhur e ka një adresë të vetme, ajo është LVV dhe Albin Kurti. Nuk ka mundësi me pas marrëveshje duke dashur gjithçka për vete. Kjo nuk është e duhura. Prandaj, PDK gjatë gjithë këtij procesi ka qenë shumë transparente dhe e përkushtuar t’i jap vendit zgjidhje dhe ta ketë ligjin në kohë të duhur pa asnjë problem dhe të bisedohet seriozisht që vendi të ketë president. Kjo është zgjedhja e tyre. Uroj që kjo praktikë të përfundojë”, ka thënë ai.