Edhe një polic i lënduar nga aksioni në Banjskë

Në aksionin për parandalimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka mbetur i lënduar edhe një polic kosovar.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës në një njoftim të saj.

”Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta”.

Kjo ka çuar në tre, shifrën totale të policëve të lënduar nga kjo ngjarje.