Edhe një rast me koronavirus, numri i të infektuarve shkon në 31

Ka shkuar në 31 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Rasti pozitiv është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës.

Rasti pozitiv është me vendbanim nga fshati Senik – Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare.

Shkon në 30 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

“Sot më 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 150 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitiv. Rasti pozitiv është me vendbanim nga fshati Senik- Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare”, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës.

Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, 31, raste kanë rezultuar pozitive.