Euro 2020 vjen me tri ndeshje interesante sot

Sot (e enjte) janë në orar edhe tri ndeshje interesante për t’u zhvilluar në kuadër të raundit të dytë të grupeve në Euro 2020. 

Raundi i dyti i ndeshjeve të grupeve ka filluar dje dhe me to edhe takimet e zjarrta, pasi disa kombëtare mund të sigurojnë kalimin tutje.

Sot pritet të zhvillohen tri ndeshje interesante në oraret e përhershme nga ora 15:00, 18:00 dhe 21:00.

Ndeshja e parë e ditës është ajo e Grupit C në mes të Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, e cila pritet të zhvillohet nga ora 15:00 në ‘Arena Nationala’ të Bukureshtit.

Nga ora 18:00 është në orar ndeshja e Grupit B në mes të Danimarkës dhe Belgjikës që pritet të luhet në Parken Stadium të Kopenhagës.

Takimi i fundit i ditës është nga ora 21:00 në mes të Holandës dhe Austrisë, i cili është i vlefshëm për Grupin B dhe luhet në Johan Cruijff Arena të Amsterdamit.