Xhavit Haliti i thotë Vetëvendosjes: Na keni lodh me kapjen e ç’kapjen

Lëvizja Vetëvendosje është partia e cila më së shumti deklarohet se shteti i Kosovës është i “kapur” dhe se duhet të “ç’kapet”.

Deklarimet e tilla të shpeshta të zyrtarëve të VV-së e kanë nervozuar jo pak deputetin e PDK-së, Xhavit Halitin, i cili sot në seancën plenare ju ka thënë deputetëve të VV-së se të zbatojnë ligjin.

“Na keni lodh me kapjen e ç’kapjen, zbatoni ligjin, Kushtetutën, kush ka shkel ligjin dihet çfarë masa duhet marrë ndaj tyre”, ka thënë Haliti, shkruan Reporteri.net.

Haliti më tej i tha VV-së të ndalin lojën.

“Mos e vazhdoni lojën, mos e vazhdoni fushatën elektorale si opozitë, keni përgjegjësi të tjera”, ka thënë Haliti.