Facebook ndryshon emërtimin e kohështrirjes

Kohështrirja e Facebookut e njohur si “News Feed” nuk është më. Pas mëse 15 vitesh, kompania zyrtarisht ka vendosur ti ndryshojë emrin që tani do të njihet vetëm si “Feed.”

Ndryshimin e bëri të ditur përmes rrjetit social Twitter. Ai vjen disa muaj pasi Zuckerberg ndryshoi emrin e kompanisë në Meta, një sinjal tjetër që Facebook po përpiqet të ndryshojë perceptimin për produktet e saj kyçe.

Gjithsesi heqja e “news” nga emërtimi do të shihet si diçka që simbolizon ndryshimin e prioriteteve të kompanisë e cila sheh drejt një të ardhmeje në metaverse dhe jo thjeshtë një aplikacion i medias sociale.

Menaxhimi i lajmeve ka qenë temë qendrore për rrjetin social Facebook vitet e fundit sidomos me përhapjen e informacioneve të rreme.