Farat e lirit apo farat chia

Pavarësisht ndryshimeve në dukje farat e lirit e ato chia kanë shumë ngjashmëri në mes vete që i bën ato shumë të shëndetshme për organizëm, raporton VeryËellHealth.

Të dyja janë të pasura më shumë vitamina, magnez, fosfor, proteina, komponime të nevojshme për shëndetin e zemrës, eshtrave, sheqerit në gjak, disponimin e metabolizmin.

Këto lloj farash janë gjithashtu të pasura me acidin alfa-lonelik(ALA), që është një tip acidi i Omega 3 që ka rëndësi për shëndetin duke reduktuar inflamacionin.

Të dy llojet janë më të mira të bluara, por në mënyrë që të ruhen më gjatë është mirë që pas bluarjes të mbahen të ngrira.

Ato gjithashtu mund të përdoren nëpër ushqime duke zëvendësuar vezën për ata që nuk e duan.

Para se të filloi procesi i gatimit farat duhen të vendosen në ujë në mënyrë që të lëshojnë një masë si puding e cila konsiderohet ekuivalente me venë.

Fara e lirit përmban disa komponime antioksiduese të quajtura lignane, për të cilat studimet kanë treguar se sjellin përfitime ndaj sëmundjeve të zemrës, simptomave të menopauzës, osteoporozës (hollimi progresiv i kockave) dhe kancerit të gjirit.

Kurse farat chia janë burim më i mirë i kalciumit sesa farat e lirit.

Farat e lirit përmbajnë 60 miligramë (mg) kalcium kurse chia 179 mg në një servim, e të dyja janë të pasura me fibra që ndihmojnë tretjen e ushqimit.

Në studimet e kaluara lignanet janë lidhur edhe me përfitime të mundshme hormonale, veçanërisht te gratë përgjatë procesit të lindjes. Ato mund të ndihmojnë në balancimin e hormoneve dhe lehtësimin e simptomave që lidhen me luhatjet hormonale.