Fifi ndan foto atraktive nga seti i fundit teksa paralajmëron këngën e re

Fifi vjen së shpejti me këngë të re.

Filloreta Raçi-Fifi së fundi ka paralajmëruar një këngë të re, e cila ka për temë dashurinë.

Në imazhet e reja, artistja vjen atraktive e veshur me këmishë të bardhë dhe bluzë ngjyrë kafeje.

“Së shpejti, Ninullë dashurie”, ka shkruar Fifi sipër fotografive në Instagram, ndërsa pranoi komente të shumta nga ndjekësit.

Ajo nuk preferoi të tregonte nëse fotografitë në fjalë janë shkrepur gjatë xhirimeve të klipit të ri.

Ndryshe, “Përjetësi” titullohet kënga e fundit e Fifit, të cilën e solli në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.