Flet gruaja e Eriksen: Ai tani është mirë, por ka nevojë vetëm për pushim dhe qetësi

Christian Eriksen është bërë lojtari më i përfolur në këtë Kampionat Evropian.

Mesfushori danez pësoi një arrest kardiak në ndeshjen ndaj Finlandës dhe u desh të largohej me ndihmën e shpejtë drejt spitalit në Copenhagen.

Por gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm dhe ai ditën e djeshme (e premte) është liruar nga spitali për në shtëpi.

Për gjendjen e mesfushorit danez ka folur edhe bashkëshortja e tij Sabrina Eriksen.

“Christian është mirë. Tani jemi në shtëpi dhe kemi nevojë mbi të gjitha për pak pushim dhe qetësi”, deklaroi Sabrina.

Bashkëshortja e Eriksen ishte e pranishme në stadium në momentin e ngjarjes dhe ajo zbriti në fushë me lot në sy, por që kapiteni Simon Kjaer dhe portieri Kasper Schmeichel i qëndruan afër duke e qetësuar.